Jump to content

Gilman Bakalli: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Kam shtuar një titull vepre: Mendimi kritik i një qytetari
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 2 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0
Rreshti 26: Rreshti 26:

==Artikuj online==
==Artikuj online==
*[http://www.kohajone.com/2017/10/09/per-gilman-bakallin-profesorin-ideal Për Gilman Bakallin, profesorin ideal]
*[http://www.kohajone.com/2017/10/09/per-gilman-bakallin-profesorin-ideal Për Gilman Bakallin, profesorin ideal]
*[https://sq.albanianews.it/intervista/gino-luka-gilman-bakalli Intervistë në lidhje me botimin e librit "Alfabeti i Tranzicionit"]
*[https://sq.albanianews.it/intervista/gino-luka-gilman-bakalli Intervistë në lidhje me botimin e librit "Alfabeti i Tranzicionit"]
*[http://www.balkanweb.com/site/intervista-gilman-bakalli-betejen-me-te-veshtire-e-kam-me-veten-dua-te-vdes-sa-hap-e-mbyll-syte/ INTERVISTA E FUNDIT/ Gilman Bakalli: Betejën më të vështirë e kam me veten.]

*[http://www.kohajone.com/2017/10/09/alfabeti-i-tranzicionit-nje-liber-nga-gilman-bakalli “Alfabeti i tranzicionit”, një libër nga Gilman Bakalli]
*[http://www.kohajone.com/2017/10/09/alfabeti-i-tranzicionit-nje-liber-nga-gilman-bakalli “Alfabeti i tranzicionit”, një libër nga Gilman Bakalli]
*[https://www.youtube.com/watch?v=ooyHIXqOMOA Top Channel Albania: Gilman Bakalli, jeta e nje fitimtari]
*[https://www.youtube.com/watch?v=ooyHIXqOMOA Top Channel Albania: Gilman Bakalli, jeta e nje fitimtari]
*[http://www.newsbomb.al/si-u-nda-me-publikun-profesori-gilman-bakalli-postimi-i-tij-i-fundit-ne-rrjetet-sociale-55541 Si u nda me publikun profesori Gilman Bakalli]
*[http://www.newsbomb.al/si-u-nda-me-publikun-profesori-gilman-bakalli-postimi-i-tij-i-fundit-ne-rrjetet-sociale-55541 Si u nda me publikun profesori Gilman Bakalli]

Versioni i datës 27 janar 2020 11:50

Gilman Bakalli (Shkodër, 1967 - 2016) ka qenë pedagog, publicist dhe deputet shqiptar.

Jeta

Lindi në Shkodër në lagjen "Rus i Vogël", i biri i Et'hem Bakallit dhe Nexhmije Shpuzës. I ati u dënua me 12 vjet burgim për shkak të pjesëmarrjes në Lëvizjen studentore antikomuniste 1945-53 me organizimin e quajtur "Përpjekja shqiptare"[1][2].

Përshkoi të gjitha etapat e arsimimit fillor e të mesëm në Shkodër. Agu i tranzicionit e zë student në fakultetin e Inxhinieri-Gjeologji Minierash. U kthye në Shkodër ku u diplomua në gjermanistikë, Në GracAustrisë mori titullin doktor i Filozofisë, duke hyrë në katedrën e gjermanistikës në Universitetin Luigj Gurakuqi. Në vitin 2005, ftohet të kandidojë në Shkodër për Partinë Demokratike, dhe zgjidhet deputet nga viti 2005 deri në vitin 2009[2]. Pasi rikandidoi në zgjedhjet e 2009 me partinë "Poli i Lirisë", në procesverbal nuk i ishte shënuar asnjë votë në emër të tij, gjë për të cilën u shpreh "më vodhën edhe votën time"[3].

Ka punuar si Lektor në Universitetin Evropian të Tiranës, në mësimdhënie në fushën e teorive të letërsisë, përkthimit, komunikimit ndërkulturor dhe teorive të komunikimit. U nda nga jeta më 8 tetor 2016 për shkak të leuçemisë akute[4].

Tituj të veprave

  • Bakalli Gilman, Alfabeti i tranzicionit, Universiteti Europian i Tiranës dhe UET-Press, Tiranë, 2017.
  • Bakalli Gilman, Mendimi kritik i një qytetari, Botime Pegi, Tiranë, 2018. Librari online: Bukinist.

Përkthime

  • Eagleton Terry,  Hyrje në teorinë e letërsisë, përkth. shqip. Gilman Bakalli, Ed. Camaj-Pipa, Shkodër, 2005. (bot. origj. Eagleton Terry, Literary Theory: An introduction, Great Britain by Blackwell Publishers Ltd., London 1996).
  • Popper Karl R.,  E gjithë jeta është zgjidhje problemesh, përkth. shqip. Gilman Bakalli, Camaj-Pipa, Shkodër 2002. (bot. origj. Popper Karl Raimund, Alles Leben ist Problemlösen: Über Erkenntnis, Geschichte und Politik, German edition, Piper 1995).
  • Bocheński J. M., Ftesë për të filozofuar, përkth. shqip. Gilman Bakalli, Shkodra University Press – Prishtina University Press., Shtypshkronja “Shkodra”, Shkodër 2000. (bot. origj.  Bocheński J. M., Wege zum philosophischen Denken: Einführung in die Grundbegriffe, Herder, Freiburg 1964).

Burime

  1. ^ Butka U., Nihat Bakalli, vazhdues i veprës së Mit’hat Frashërit, ballikombetar.info, 11 janar 2016.
  2. ^ a b Gilman Bakalli, homazh heroizmit të njeriut në vetëmbrojtje, Mapo, 11 tetor 2017.
  3. ^ Bakalli G., Më vodhën edhe votën time, Shqip, 30 qershor 2009.
  4. ^ Prof. Gilman Bakalli ndërron jetë papritur nga një leuçemi akute, Tema, 8 tetor 2016.

Artikuj online